Kosova po i befason të gjithë me paraqitjet e saj dhe tashmë një kualifikim për në “Euro 2020” nuk është i pamundur, madje duket shumë afër.
Kjo ka bërë që Kosova të fitojë simpatinë e të gjithve, sidomos futbollistëve kosovarë, të cilët luajnë për shtete të ndryshme.
Rasti i fundit është ai i sulmuesit, Florian Kamberi.
24-vjeçari ka lindur në Zyrih të Zvicrës dhe si pasojë e kësaj ka luajtur me të gjitha moshat e këtij vendi. Lojtari ka luajtur për Grasshopersin në Zvicër, ndërsa prej 1 vit e gjysmë luan për skuadrën skoceze të Hibernian.
Thuhet se drejtuesit e Kombëtares së Kosovës po punojnë që nga janari i këtij viti ta marrin atë në ekip dhe shumë shpejt Kamberin mund ta shohim me fanellën e dardanëve.