Kombëtarja e Kosovës në “Beach Volley” në të dyja konkurrencat, do të përfaqësohet në Kampionatin Ballkanik të “Beach Volley-t”.
Në ballkanikun që mbahet në Izmir të Turqisë, Kosovën do ta përfaqësojë Dhuratë Sylejmani, Valmira Ramadani, kurse te meshkujt Armend Berisha, Faton Mustafa.
Kampionati Ballkanik i “beach volley”-it do të fillojë më 27 shtator dhe mbyllet më 30 shtator 2019.