Vashat e Kosovës U20 kërkojnë ndihmën e tifozëve për një paraqitje sa më të mirë në Evropianin historik që zhvillohet në Prishtinë.
Kjo është hera e parë që një Kampionat Evropian i Divizionit B, organizohet në Kosovë.
Dy basketbollistet e Kosovës U20, Yllka Berisha dhe Agnesa Rrahmani kanë thënë se Kosova është e motivuar për këtë Evropian historik për basketbollin e femrave dhe rritjen e basketbollit në konkurrencën e femrave.
Ato kanë ftuar publikun kosovar që të jenë në përkrahje në palestër, sepse prezenca e tyre në sallë është shumë e rëndësishëm.