Sonte Kosova do të luaj kundër Anglisë, duke filluar nga ora 20:45. Jo vetëm kombëtarja është në Angli, pasi një grup i tifozëve nga Kosova udhëtuan drejt Anglisë dje.
Jo vetëm kaq, sepse numri i tyre pritet të jetë edhe më i madh në stadium.
Në disa fotografi të publikuara shihen tifozët kosovarë me fanellat e kombëtares dhe pankarta me emrin e Kosovës.
Pritet që rreth 1900 tifozë shqiptarë do të jenë të vendosur prapa portës, ndërsa mbi 2000 tifozë shqiptarë të tjerë do të jenë në pjesët e tjera të stadiumit.