Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) ka marrë lajme të mira nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF). Përfaqësuesja e Kosovë në hendboll është përfshirë në kualifikimet për EURO 2018 në konkurrencën e meshkujve.
“Lajmet e mira për FHK-në dhe sportin kosovarë nuk kanë të ndalur, sot nga shtëpia e Federatës Evropiane të Hendbollit erdhi shkresa zyrtare lidhur me hedhjen e shortit për garat kualifikuese për EURO 2018 në konkurrencën e meshkujve me datën 22 korrik 2014 ku është përfshi edhe Kosova”, thuhet në njoftimin e FHK-së.
“Federata Evropiane Kosovën e ka vënë në vazon e tretë të garave të grupeve para-kualifikuese për EURO 2018 qe fillojnë te zhvillohen ne muajin tetor dhe nëntor 2014, pastaj ne muajin prill, maj dhe qershor”, vazhdon njoftimi.
Secila përfaqësuese luan me secilën nga dy ndeshje (vajtje-ardhje), dhe fituesi i grupit fiton të drejtën të takohet me njërën nga Përfaqësueset e tri grupeve që janë të renditura në vendin e 4-të gjatë garave kualifikuese për EURO 2018.
Ndeshjet suplementare do te zhvilloheshin më 6/7 respektivisht 10/11 prill 2015, dhe fituesi pastaj do t’i bashkëngjitej garave kualifikuese të fazës së dytë për EURO 2018.
Vazot e paraqitura të Përfaqësueseve sipas ranglistës të EHF-së për tërheqjen e shortit më 22 korrik 2014 që do të bëhet në selinë e EHF-it në Vjenë:
Vazo e parë: Greqia, Estonia, Rumunia
Vazo e dytë: Belgjika, Italia, Luksemburgu
Vazo e tretë: Gjeorgjia, Kosova, Qipro
Pastaj formohen grupet A, B dhe C (nga secila vazo nga një përfaqësuese). Në kualifikimet për EURO 2018 janë paraqitur gjithsej 38 Përfaqësuese. Në pjesën finale do të kualifikohen 15 skuadra, dhe Përfaqësuesja nikoqire e EURO 2018