Përfaqësueses së Kosovës në futboll assesi t’i ndahen telashet me portierë. Është besuar se me Arianet Muriqin porta e Kosovës do të jetë stabile për kohë të gjatë.
Por, për vlerësimin e një numri të konsiderueshëm tifozësh e njohësish të futbollit, Muriqi nuk ka treguar sigurinë e duhur në ndeshjet e deritashme.
Muriqi është huazuar nga Manchester City te skuadra e kategorisë së dytë angleze, Nottingham Forest. Startoi në katër ndeshjet e para kampionale, ndërsa sidomos e para ishte dëshpëruese. Në fundjavë u la në stol dhe në vend të tij startoi Brice Samba.
Drejtuesit e FFK-së, të hënën kanë takuar njërin prej portierëve më të talentuar në Zvicër, Amir Shaipi (Saipi).
Se shtatlarti Shaipi (194 cm) është prej më të talentuarve në Zvicër kanë shkruar mediat e këtij vendi.