Përfaqësuesja e Kosovës barazoi 2 me 2 në miqësore me Danimarkën, gjersa barazimi nxori edhe në ndeshje kualifikuese për EURO 2020 ndaj Bullgarisë, 1:1.
Dardanët tani kanë filluar të ngjiten në renditjen e FIFA-s, pas këtyre dy barazimeve.
Kosova është në vendin e 130-të, gjersa pas raundit të parë të kualifikimeve, ne do të ngjitemi për një pozitë më lartë.
FIFA do ta publikojë ranglistën e re më 4 prill, saktësisht pas nëntë ditëve. Përkundër që në dy ndeshjet e zhvilluara gjatë marsit, Kosova arriti të sigurojë vetëm dy barazime, “Dardanët” priten ta arrijnë një rekord të ri, duke u ngritur edhe më lart në këtë listë.
Nga barazimi 1:1 me Bullgarinë, Kosova do t’i fitojë 6.75 pikë. Në anën tjetër, edhe pse Danimarka (10) ka rangim shumë më të mirë se Bullgaria, Kosova i fiton vetëm 3.6 pikë nga barazimi 2:2, pasi që ndeshja nuk kishte karakter garues, por ishte vetëm miqësore.