Nga data 23-25 Korrik 2019 në Prishtinë në fushat e sportit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve është mbajtur Kampionati Ballkanik i Beach Volley U22 meshkuj dhe femra.
Ekipet kombëtare të Kosovës kanë arritur të fitojn tri medalje nga kjo garë.
Ekipi i parë i Kosovës në konkurencen e meshkujve ka arritur të fitoj medaljen e artë.
Në konkurencen e femrave ekipi i Kosovës 1, Valmira Ramadani dhe Dhuratë Sylejmani pas medaljes së artë të fituar në Kampionatin Ballkanik U20, kanë vazhduar me formë të mirë. Ato arritën të fitojn vendin e dytë duke i siguruar kosovës medaljen e tretë në këtë kampionat.
Afër medaljes së bronztë ishte edhe ekipi i tretë i Kosovës Idrizi-Hasani i cili humbi në ndeshjen për vend të tretë nga ekipi rumun Hododi-Corcoz.