Kampionati Evropian vlen edhe për kualifikim në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ndërsa normën mund ta fitojnë vetëm dy vendet e para nëpër kategori.
Tre mundësit më të mirë, Egzon Shala, Edon Shala dhe Alban Sopa do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian “Romë 2020”, që prej nesër deri më 16 shkurt mbahet në Romë të Italisë.
Egzoni garon në kategorinë -125 kilogramë, Edoni në -92 kg, ndërsa Albani në -70 kg.
Edoni dhe Egzoni prej disa ditësh ndodhen në kampin përgatitor në Romë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Evropiani vlen edhe për kualifikim në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ndërsa normën mund ta fitojnë vetëm dy vendet e para nëpër kategori.
Mundësia e fundit për mundësit tanë që të kualifikohen në “Tokyo 2020” është turneu kualifikues që mbahet prej 19-22 mars 2020 në Budapest të Hungarisë.