Ndeshja e Kosovës ndaj Anglisë është me interes të madh, pasi që një rezultat pozitiv do t’i shihte “Dardanët” të kualifikuar në Euro 2020.
Kompania që bën qepjen e fanellave të Kosovës do të prodhojë një tjetër “special edition” për këtë superpërballje.
Kosova fillimisht duhet të kryejë detyrën në Çeki për të marrë tre pikët dhe më pas të mendojë për Anglinë.
Kujtojmë se ishte pikërisht fanela e zezë kundër Anglisë që u zgjodh ndër më të bukurat e Evropianit në këto kualifikime.