Në ndeshjen kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, Kosova do te kete mungesa të mëdha në mesfushë, por për fat të mirë sulmi është në top formë.
Treshja sulmuese, Zeneli – Muriqi – Rashica kanë qenë të jashtëzakonshëm me skuadrat e tyre.
Ata së bashku këtë sezon kanë shënuar hiq më pak se 36 gola.
“Rashica-Muriqi-Zeneli ? Jam i lumtur me një pjesë të lojtarëve, po bëjnë shumë mirë në gjysmën e dytë të sezonit. Muriqi, Rashica dhe Zeneli kanë qenë të shkëlqyer. Por kemi edhe dëmtime dhe duhet të shoh kush është gati. Stërvitjen me ekipin janë të rëndësishme për ta parë diçka të tillë”, deklaroi Challandes.
Vedat Muriqi ka shkëlqyer te Rizespor në Turqi duke shënuar 17 gola, Rashica me Werderin ka realizuar 12 gola ndërsa Arbër Zenli ka realizuar 7 gola, 3 me Reims dhe 4 me Herennven.