Kosova do të përfaqësohet nga katër xhudistë në Grand Slam “Abu Dhabi 2019” në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kosova do të marrë pjesë në këtë eveniment me katër garues: Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg).
Garat do të nisin nesër dhe do të mbyllen të shtunën.
Xhudistët kosovarë janë mjaft të motivuar dhe synojnë të fitojnë medalje në këtë Grand Slam, i cili është stacioni i radhës në rrugën e gjatë drejt Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Majlinda dhe Nora garojnë nesër, Akili të premten, ndërsa Loriana të shtunën.