Kosova do të përballet me Maqedoninë në ndeshjen gjysmëfinale të Play-offit të Ligës së Kombeve.
Në kete grup jane edhe Gjeorgjia dhe Bjellorusia.
Kosova: 25 vjeç – FIFA 114 – Vlera 63.13
Sipas tabloidit të madh të statistikave “Transfermarkt”, Kosova e ka vlerën më të madhe në treg, me skuadrën e parë që kushton rreth 63 milionë euro. Në këtë vlerë nuk janë të përfshirë futbollistët e lënduar si Vedat Muriqi (8 milionë), Arbër Zeneli (6 milionë) dhe Hekuran Kryeziu (rreth 2 milionë).
Lojtari me vlerën më të lartë në këto statistika është Milot Rashica, ku vlera e kartonit të tij eshte 20 milion euro.
Maqedonia e Veriut sipas kësaj “webfaqe” kushton 56.7 milionë euro, ku tre futbollistët më të kushtueshëm janë shqiptar.
Gjeorgjia është në vendin e tretë në këtë listë me vlerë 26.85 milionë euro. Lojtari më i vlefshëm te kjo kombëtare është mbrojtësi i Shakhtarit Davit Khocholava që kushton rreth 5 milionë euro.