Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan inauguruan terminalin e ri të Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Në ceremoni të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të familjes ‘Adem Jashari’, zyrtarë të lartë vendorë e ndërkombëtar.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar lart figuren e heroit legjendar Adem Jashari. Sipas tij, ANP nuk mund të kishte një emër më të mirë dhe më të fuqishëm.
“Nuk mund të kishte një emër më të goditur për Aeroportin e pas çlirimit të Kosovës, se sa emri i njeriut që i dha krahë me jetën dhe vdekjen e tij, ëndrrës së Kosovës së lirë, të pavarur, dhe shtetit evropian në mes të Evropës. Adem Jashari është emri i krenarisë së këtij vendi”, ka theksuar Rama.
Sipas kryeministrit Rama, ky Aeroport afirmon ambiciet e Kosovës.
“Nga sot Kosova do të pres me krenari legjitime në këtë portë të qiellit të saj të lirë, miqtë e vetë që shtohen dita- ditës. Urime për këtë vepër të shkëlqyerqë e afirmon ambicien e Kosovës, që është rendur dhe ka kapur shumë nga koha e humbur, duke bërë një shembull admirues për gjithë rajonin”, ka shtuar Rama.
Rama, ka falenderuar kryeministrin turk, për mbështetjen e vazhdushme që i ka dhënë Kosovës, në veqanti për njohjet e reja.
“Erdogan vëlla i pandarë në ditë me diell, arritjesh të bukura, por edhe në kohët e vërejntura, kur miqtë e vërtete dallohen mbi të tjerët. Askush asnjëherë nuk do të harroj mbështetjen e tij për Pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar Rama.
Nga ana e tij, kryeministri turk, Erdogan duke folur për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës, për këtë sukses e përgëzoi kryeministrin Hashim Thaçi dhe konsorciumin turko-francez.
E kryeministri i Kosovës, u mburrë me këtë të arritur. Sipas tij Kosova tashmë është hapur për botën, dhe se edhe bota është e hapur për Kosovën.
Thaç nisi fjalimin me falenderime për kryeminstrin Erdogan. Sipas tij, Turqia, ka përkrahur Kosovën në proceset të vështira.
Kryeministri Thaçi është kthyer në histori. Ai para shumë të pranishmëve, ka kujtuar ditët kur si i ri la Kosvën, dhe migroi në Zvicër.
Ai përshkroi edhe momentet se si shikonte Aeroplanët me disa shokë.
“Dikur ky Aerport ka qenë i mbyllur, atëherë shikonim qiellin me shokët e mi, shikonim aeroplanët. Për në ky Aerporot ishte i mbyllur, ishte si një ënderr. Shtypja e vazhdueshmë dhe kushtet jo të mira ekonomike shtynë shumë shqipëtarë të lëshojnë vendin. Unë si student u dënova me mungesa nga Serbia. Atëherë kalova këmbë kufirin Kosovë- Shqipëri. Për herë të parë me Aeroplan fluturova nga Aeroporti i Rinasit, fluturova për në Zvicër”, ka theksuar Thaçi.
“Ky Aeroport ka një vlerë të shtuar përtej asak ekonomike. Detyra jonë si lidership ekonomik, e imja si kryeministër që të ketë investim mbi 1 milion euro, ta shndrrojmë një mundësi të re me botën. Kosova është gati për botën, por edhe bota ka hapur dyert për Kosovën. Së bashku ta shndrrojmë Kosovën në pikë lidere të aviacionit. Aeroporti Ndërkombëtar “ Adem Jashari”, sot ka numrim më të madh të pasagjerëve në rajon.
Ndërkaq, Presidenti i LIMAK, Mihat Ozemir, duke falenderuar të gjithë bashkëpuntorët e tij, ka thënë se shpreson se ky investim t’i sjellë fat shtetit të Kosovës në shumë sfera.
“Uroj dhe shpresoj se ky aeroport do t’ia hap mundësinë Kosovës për qasje në tregun botëror. Shpresoj se ky investim do të jetë i mërëpritur nga njerëzit në Kosovë. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë shqiptarët”, ka thënë” Ozemir.
Ambasadroja franceze në Kosovë, Maryse Daviet ka thënë se Aeroporti “Adem Jashari” është fasada dhe dera e hyrjes kulturore për shërbime të ndryshme.
Ambasadorja franceze, ka lavdëruar firmën turke dh franceze për punën e kryer në Aeroport.
“Ky Aeroport është Fasada dhe Dera e hyrjes kulturore për shkëmbime të ndryshme, është për t’u krenuar. Fluturimet do të jenë më të lehta si për në Evropë, SHBA dhe vende të tjera. Ky Aeroport u jep mundësinë shumë shteteve tjera që ta njohim më mirë Kosovën”, ka theksuar Daviet.
Përshtypje të mira për Aeroportin “Adem Jashari” ka shprehur edhe ambasadroja amerikane në Kosovë, Tracay Jakobson.
Ambasadorja e ka vlerësuar si një storie të suksesshme privatizimin në Kosovë.
“Jam e impresonuar me terminalin e ri, shumë modern dhe i mirë për të udhëtuar nga vendet e Ballkanit këtu në Prishtinë, privatizimi- storie e suksesshme”, ka shkruaj Jakobson në Twitter./indeksonline/