(2L ONLINE) – Nuk kanë të ndalur autobusët nga Stacionet e Autobusëve nga qytetet e Kosovës kryesisht të rinj e në mesin e tyre edhe fëmijë në djep.
Se eksodi nuk ka të ndalur u binda edhe vet me rastin e kalimit të kufirit Kosovë – Serbi në Jarinje, kur Policia e Kosovës nga unë kërkuan ta arsyetoj kalimin e kufirit. Se ky veprim i policisë është tragjik-komik, nuk ka dilemë. Zyrtarët policor më than se me dokumente të Republikës së Kosovës nuk mund të kalohet kufiri, kështu e kem urdhrin. Pra asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk mund ta kaloj kufirin me Serbinë përveç atyre që kanë dokumente te Serbisë.
Deri para disa muajve policia serbe kthente ata qytetarë të cilët nuk kishin letërnjoftim të Serbisë, tash policia e Kosovës e bënë një gjë të tillë.
Policia kufitare e Kosovës në Jarinje kthen prapa ata qytetar të Kosovës të cilët dëshirojnë të shkojnë në Serbi me dokumente identifikuese të Kosovës, ndërsa ata të cilët kanë dokumente identifikimi të Serbisë kalojnë pa asnjë pengese. Se jemi vend i veçantë në Evropë kjo është shumë e vërtetë.
Pra qytetar të Kosovës të keni kujdes nëse jeni të detyruar të shkoni në Serbi do të thotë në Preshevë. Bujanoc. Medvegjë apo në Sanxhak kanë kujdes se nuk mund të kaloni nëse nuk keni thirrje nga dikush në ato vende, ose ndonjë arsye të cilën mund ta dokumentoni. P.sh në nëse duhet të shkoni në ndonjë varrim, apo ndonjë gazmend familjar duhet ta dokumentoni, përndryshe ktheheni mbrapa. /I.A/