Përfaqësuesja e Kosovës triumfoi 2:1 në shtëpi ndaj Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Pas kësaj fitore të madhe, futbollistët e Kosovës iu kthyen stërvitjeve. Të dielen u paraqitën vetëm 12 lojtarë, kurse futbollistët titullarë ndaj Çekisë pushuan dhe nuk u paraqitën në stërvitje.
Ndeshja e ardhshme e Kosovës është ajo kundër Anglisë në Southampton.
Nisja e klubit kosovar drejt Anglisë do të bëhet mëngjesin e së henes.