Ishin vetëm fjalë premtimet e zhurma e madhe që u bë për Kartonin e Gjelbër. Premtimet, edhe të zyrtarëve të shtetit, s’kanë të bëjnë me realitetin. E, ata që pësojnë, vazhdojnë të jenë mërgimtarët.
Udhëheqësja e dialogut me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka shuar shpresat se një marrëveshje e tillë mund të arrihet arrit shpejt. Për televizionin Rrokum ajo ka bërë të ditur se pa anëtarësim në OKB dhe pa i plotësuar kriteret e kapaciteteve në Byronë e Kosovës, vendi nuk të jetë nënshkrues i kartonit të gjelbër. E kjo, sipas saj, ka me marr shumë kohë.
Ajo që mund të ndodh në një periudhë të afërt kohore sipas Tahirit, është hapja e një përfaqësie të Këshillit të byrove Evropiane, për ta shitur Kartonin e Gjelbër, transmeton ‘Rrokum TV’.
Tashmë janë bërë 15 vjet që mërgimtarët zhvaten, duke i detyruar t’ju nënshtrohen pagesave për sigurimin e automjeteve të tyre për të hyrë në territorin e Kosovës. Taksat për polisën e sigurimeve sillen prej 20-40 euro, varësisht nga periudha kohore. Ndërsa, për një muaj pushim mërgimtarët paguajnë 41 euro.
Nga mungesa e kësaj marrëveshjeje, Kosova humb miliona euro në vit