Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll këtë të dielë takohet me Rumaninë në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.
Tashmë përfaqësuesja ka filluar stërvitjet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndërsa disa të tjera do të zhvillohen prej 19 deri më 23 shkurt prej orës 10:00-12:00 dhe prej 19:00-21:00.
Kosova bën gara në Grupin B dhe në tri duelet e para ka pësuar disfata, dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.
Ndeshja zhvillohet më 24 shkurt në ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.