Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, me rastin e 9-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka thënë se Kosova në këta nëntë vjet ka shënuar progres të jashtëzakonshëm.
Ai ka thënë se Kosova si shtet ka arritur t’i ruajë raportet speciale me ShBA-në dhe duke avancuar raportet me BE-në. Megjithatë, ka kritika për BE-në sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Presidenti Thaçi ka paralajmëruar se këtë vit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe UNESCO.
Ai ka bërë me dije se marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi është e saktë, e drejtë, e qartë dhe e mbështetur nga faktori ndërkombëtar.
Presidenti ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe se ata që refuzojnë dialogun për fqinjësi të mirë dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore nuk kanë argumente dhe nuk kanë vizion të qartë evropian për Ballkanin Perëndimor…
Për më tepër
BURIMI: Epoka e Re