DYLON

Presidentja Osmani falënderon Gjermaninë, Francën dhe Poloninë për mbështetjen për liberalizim të vizave për Kosovën

Presidentja Osmani falënderon Gjermaninë, Francën dhe Poloninë për mbështetjen për liberalizim të vizave për Kosovën
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka falënderuar Gjermaninë, Francën dhe Poloninë për angazhimin e tyre për të liberalizuar vizat për Kosovën.

“Falënderim të madh për Gjermaninë, Francën dhe Poloninë për angazhimin e tyre të vendosur për liberalizim të vizave për popullin e Kosovës. Ky proces i vonuar është vendosur prapë në rrugën e duhur përmes punës së palodhshme dhe agjendës së qartë të institucioneve të Kosovës dhe mbështetjes së aleatëve tanë”, ka thënë Presidentja Osmani pas një deklarate të përbashkët që këto shtete të njohura si “Trekëndëshi i Vajmarit” kanë bërë thirrje për progres në procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.