“Kosova ka para vetës 7 hapa drejt statusit të vendit kandidat. Me qëllim të ndërmarrjes së suksesshme të këtyre hapave Kosova duhet të siguroj bashkëpunim të plotë me Gjykatën Speciale, progres në dialogun me Serbinë, përmbushjen e kënaqshme të MSA-së dhe mbështetjen nga pesë vendet mos-njohese anëtare të BE-së”, ka shkruar në profilin e tij, kreu i Institutit Epik, Demush Shasha.
Postimi i plotë:
Bosnja dhe Kosova janë të vetmet dy vende në Ballkan të cilat nuk gëzojnë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Fitimi i statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE është një arritje e madhe për çdo vend. Ky status është mesazh politik se vendi respektiv ka ngritur marrëdhëniet e veçanta me bllokun më të madh politik dhe ekonomik në botë. Statusi i vendit kandidat nuk ka vetëm rëndësi politike, por edhe ekonomike. Avancimi në rrugën integruese është ngushtë i lidhur me rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe sociale për qytetarët.
Kosova ka para vetës 7 hapa drejt statusit të vendit kandidat. Me qëllim të ndërmarrjes së suksesshme të këtyre hapave Kosova duhet të siguroj bashkëpunim të plotë me Gjykatën Speciale, progres në dialogun me Serbinë, përmbushjen e kënaqshme të MSA-së dhe mbështetjen nga pesë vendet mos-njohese anëtare të BE-së.