Institucionet e Serbisë nuk e kanë problem që kur të alokojnë donacione nga Kosova t’i pranojë ato, qoftë nën mbishkrimin “Republika e Kosovës”. Së paku kështu figuron në një dokument të Bankës Popullore të Serbisë, që e ka siguruar gazeta “Zëri”.
Në atë dokument, shihet se Republika e Kosovës i ka alokuar 50 mijë euro më 7 maj të këtij viti në xhirollogarinë e Komunës së Preshevës, përmes Bankës Popullore të Serbisë, shkruan zeri.