Referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në Kosovë aktualisht janë 11 mijë e 736 raste aktive me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 79.793 raste nga 370.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.736 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.321 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.736. /2LONLINE.com/