1 mijë e 724 tiketa trafiku të shqiptuara nga policia brenda 24 orëve

1 mijë e 724 tiketa trafiku të shqiptuara nga policia brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 42 aksidente trafiku, prej tyre 15 janë me të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale, pa të lënduar.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 724 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 28 persona, ku në mbajtje janë dërguar 16 prej tyre dhe 3 janë drëguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE