Kosova është ngritur për gjashtë pozita, nga vendi i 127-të në atë të 121-të, në ranglistën e FIFA-s, e cila u përditësua sot, pas rezultateve të ndeshjeve të qershorit. Kjo është pozita më e lartë në të cilën është renditur ndonjëherë Kosova.
Nga dy ndeshjet e zhvilluara gjatë muajit qershor, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, Kosova i fitoi 25 pikë
Barazimi me Malin e Zi në Podgoricë dhe triumfi kundër Bullgarisë në Sofje bëjnë që Kosova të jetë ngritur edhe më lartë në listën e FIFA-s. Kosova ka fituar pikë edhe nga barazimi me malaziasit për shkak se ata shumë më mirë sesa “Dardanët” në këtë listë të FIFA-s.
Kosova u anëtarësua në FIFA para tre vjetëve dhe gjatë kësaj kohe ka arritur të ngrihet nga pozita e 190-të në atë të 127-të. Rritjen më të madhe e pati në prill të vitit 2018, kur u ngrit në tabelë për 24 pozita. Që nga atëherë, Kosova gjithmonë është ngritur në këtë tabelë.