Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore në miqësoren e dytë në ballafaqim me Maltën. Ndeshja e luajtur në “Wörthersee Stadion” në Klagenfurt u mbyll me rezultat 2:1.
Kosova e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 19-të, me golin e Milot Rashicës pas asistimit të Lirim Kastratit.
Maltezët arritën të shënojnë në minutën e 45-të, përmes Shaun Dimechit që shënoi nga afërsia pas devijimit të topit nga mbrojtja e Kosovës.
Goli i fitores për Kosovën erdhi në pjesën e dytë, në minutën e 85-të, kur sërish shënoi Milot Rashica.