Kurteshi-Emini: LDK ka kuadro të shumtë që mund t’ia  garantojnë edhe një qeverisje +4 në Gjilan

Kurteshi-Emini: LDK ka kuadro të shumtë që mund t’ia garantojnë edhe një qeverisje +4 në Gjilan

Ndonëse ende nuk është caktuar data e saktë e zgjedhjeve lokale, ato pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti. Derisa, disa subjekte politike kanë bërë publike kandidatë të tyre, në garë për kryetar komune, në disa prej komunave të Kosovës, përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Gjilan, thonë se ky subjekt ka kuadro të shumtë që mund t’ia garantojnë LDK-së edhe një qeverisje katërvjeçare me Gjilanit, ku LDK aktualisht qeverisë tani e dy mandate.

Shpresë Kurteshi – Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit, i ka thënë Portalit 2LONLINE, se nuk ka dyshim se Lidhja Demokratike e Kosovës  (LDK),  ka kuadro  që mund të fitojnë garën për të parin e komunës dhe të mbajnë përgjegjësi të tilla për të qeverisur mirë.

“LDK-ja në Gjilan, me cilindo kandidatë për Kryetar Komune,  që do të dalë, do t’i fitojë zgjedhjet. Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, padyshim që është i pamposhtur, por, ne kemi figura që premtojnë shumë, janë dëshmuar me punë dhe aktivizëm në baza ditore, njerëz që vet Lutfi Haziri tash e sa vite u ka besuar detyra të rëndësishme në qeverisjen lokale, kështu duke përgatitë kuadro që mund të bartin përgjegjësi, kryejnë punë me profesionalizëm të lartë në çdo nivel, prandaj e them me bindje të plotë, se po ecim sigurt edhe për +4 vite në qeverisje me Gjilanin”, ka thënë kryesuesja e KK-së, Shpresa  Kurteshi- Emini. /2LONLINE.com/

KOMENTE