Kosova zë vendin e tretë në botë për refuzimin e vizave. Mijëra kërkesa të qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë jashtë vendit nuk aprovohen nga shtetet përkatëse. Listës se shteteve që u refuzohen më se shumti vizat u prin Algjeria e pasuar nga Irani. Rreth 29 për qind të kosovarëve iu refuzohen kërkesat për udhëtim në zonën Schengen, shkruan Koha Ditore.
Kjo shifër është prezantuar në seminarin dyditor për gazetarë me temën “Politika e përbashkët e vizave”, që është mbajtur nga mesi i qershorit në Bruksel, i organizuar nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me Qendrën Evropiane të Gazetarisë (EJC)