Kosova do te ndeshet me Bullgarinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020.
“Dardanët” do t’i presë një punë e vështirë sonte pasi në bazë të statistikave, Bullgaria nuk di për humbje në Sofje qe katër ndeshje, përfshirë këtu 2 fitore e 2 barazime.
Herën e fundit kur bullgarët kishin fituar në shtëpi ishte tetori i vitit 2018 ndaj Qipros në Ligën e Kombeve.
Mirëpo, as bullgarët nuk do të kenë punë aspak të lehtë pasi përpara kanë një ekip që nuk di çka është humbja qe 13 ndeshje, që nga viti 2017.
Skuadrat ishin përballur në mes vete në muajin mars të këtij viti në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen që kishte përfunduar baras, 1:1