Kombëtarja e Kosovës e ka nis mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve, pasi që në ballafaqimin që u luajt sonte kundër Qipros, shënoi fitore.
Ishte kjo ndeshje në kuadër të Grupit 2 të Ligës C, e të cilën Kosova e përmbylli siç është më së miri, duke shënuar fitore me rezultat 2 me 0.
Golat për Kosovën i shënuan: Valon Berisha (65’) dhe Edon Zhegrova (78’)
Objektiv që trajneri Giresse kishte vendosur për të marr pikët e plota nga ky udhëtim u arrit.
Përndryshe, tani Kosova do t’i luaj dy ndeshje në shtëpi, kundër Greqisë dhe Irlandës së Veriut, derisa më pas, në udhëtim, sërish do të përballen me Greqinë. /2LONLINE/