Takimi ndërmjet Moldavisë dhe Kosovës u mbyll me barazim 1:1, duel ky i vlefshëm për grupin C në Ligën e Kombeve.
Në këtë takim të parët në epërsi kaluan skuadra e Moldavisë përmes Nicolaescu në minutën e 20’të takimit, me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e pare.
Kosova mblodhi forcen në pjesën e dytë, ku u kundërprëgjigjen me gol përmes Kolollit në minutën e 71’të të takimit.
Megjithë, gjysmë rastet e krijuara dhe dominimi i lojës nga ‘Dardanët’, posedimi i topit dhe iniciativa shifrat nuk u ndryshuan dhe ndeshja u mbyll me barazim.
Pavarësisht barazimit te papritur, Kosova radhitet e para në grupin C, kjo pasi edhe takim ndërmjet Sllovenisë dhe Greqisë u mbyll me barazim, por pa gola.
Kujtojmë se ndeshja e radhës për “Dardanë” do të jetë kundër Greqisë në “Fadil Vokrri”.
faqja e cila merret me vlerësimin e lojtarëve në fushë, “Whoscred.com”, ka dhënë notë për futbollistin më të mirë të ndeshjes, e që ishte Valon Berisha i vlerësuar me 7.3.