DYLON

Flasin për menaxhim të pandemisë, rikthim të shërbimeve tjera mjekësore si dhe për ngritjen e disiplinës në punë

Flasin për menaxhim të pandemisë, rikthim të shërbimeve tjera mjekësore si dhe për ngritjen e disiplinës në punë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, takuan drejtorët e klinikave të QKUK-së, me të cilët biseduan rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19, për rikthimin e shërbimeve tjera mjekësore, si dhe për ngritjen e disiplinës në punë.

Drejtori Krasniqi deklaroi se puna në QKUK dhe në spitalet rajonale pritet të normalizohet shpejt me rikthimin e shërbimeve të zakonshme shëndetësore, të cilat ishin pezulluar pas përkeqësimit të situatës me pandeminë COVID-19.

“Ju falënderojmë për punën e bërë gjatë periudhës së pandemisë. Sot, bashkë me ministrin, jemi këtu që të diskutojmë me ju rreth ballafaqimit me pandeminë, për planin rreth rikthimit të shërbimeve tjera shëndetësore dhe ngritjen e disiplinës në punë”, tha Krasniqi.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, theksoi se performanca në punë do të kërkohet nga i gjithë stafi. Sipas tij, asnjë mjek nuk do të mbesë pa punë.

“Jemi të interesuar që të rrisim kapacitetet, t’ju ndihmojmë në punën e përditshme, por njëherësh të kërkojmë llogaridhënie dhe performancë më të mirë. Si ministri, kemi filluar dhënien e specializimeve dhe besoj se do të vjen një kontingjent i mjaftueshëm. Në mandatin tim qeverisës nuk do të lejojë të mbes papunë askush”, theksoi Zemaj.

Ministri Zemaj dhe drejtori Krasniqi, më pas, qëndruan për vizitë edhe në Klinikën e Radiologjisë dhe të Pediatrisë, për të parë nga afër punën dhe për të falënderuar stafin për angazhimin e jashtëzakonshëm gjatë periudhës së pandemisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.