Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vendin tonë kemi 7 mijë e 835 raste aktive me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive deri më sot ishte 52.134 nga 188.138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.351 raste të vdekjes, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.835.
Përndryshe, IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë. /2LONLINE.com/