• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Gjilan
  3. Haziri: Rënia e infeksionit me COVID-19 në Gjilan nuk lejon komoditet, edhe më tutje po luftojmë me të panjohurën
Gjilan Info+

Haziri: Rënia e infeksionit me COVID-19 në Gjilan nuk lejon komoditet, edhe më tutje po luftojmë me të panjohurën

Redaksia 2LONLINE 5 Janar, 2021 2 minuta lexim
 Haziri: Rënia e infeksionit me COVID-19 në Gjilan nuk lejon komoditet, edhe më tutje po luftojmë me të panjohurën

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se numri i infeksionit me COVID-19 në Gjilan ka rënë në 97 raste aktive.

“Sipas vlerësimeve tona kemi 97 raste aktive me COVID-19 në Gjilan. Është rënie e pritur fal menaxhimit të institucioneve tona. U shprehim ngushëllime familjeve që kanë humbur më të dashurit. Edhe më tutje po luftohet me të panjohurën. Ulja e numrit të infeksionit nuk është numër që lejon komoditet. Festat familjare mund të kenë rritje të infeksionit që është vlerësimi i shtabit emergjent”, ka thënë Haziri në konferencën për media pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Haziri ka apeluar qytetarët që t’i bartin maskat dhe ta mbajnë distancën.

“Mos pranoni shërbime dhe mos jepni shërbime pa masa mbrojtëse. Apeli im i dytë është që të gjitha lokalet e gastronomisë t’i shtojnë masat, t’i shtrëngojnë masat, që të mos pëlcasin burime të reja të infeksionit. Bashkë me Policinë dhe inspektoratin do të reagojmë në përputhje me ligjet në fuqi”, ka thënë Haziri.

Ai ka kërkuar që rastet e dyshimta me simptoma për virusin të lajmërohen te mjeku, në mënyrë që të parandalohet infeksionit në masë.

Kreu i Gjilanit, po ashtu, tha se nëse e përballojmë janarin me numër të vogël dhe pa raste të vdekjeve, atëherë po hyjmë në muajin e shpresës.

“Meqë e kemi në ardhje vaksinën, të luftojmë bashkë për t’i mbrojtur njerëzit tanë”, shtoi Haziri.

Në konferencën për media, kanë dhënë mesazhet e tyre edhe drejtoresha e Qendrës Rajonle të Shëndetit Publik, Dr. Ajhane Sefiu dhe drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Dr. Arbenita Hajdari.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është kjo: nga 8002 mostra, 3097 kanë rezultuar pozitivë, 2907 janë shëruar, 96 e kanë humbur betejën, raste aktive janë 97, të hospitalizuar janë 26 pacientë dhe 70 mostra në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

Etiketat:aktuale COVID 19 Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Nacionale

Ministri Mehaj ka vizituar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë

17 Maj, 2022
Gjilan

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” vazhdon të realizojë projekte të rëndësishme

17 Maj, 2022
Nacionale

Asgjësohen 1 mijë e 447 municione eksplozive

17 Maj, 2022
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim një grup të profesorëve dhe studentëve

17 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari Hyseni pret në takim ministri Çeku, vizitojnë edhe ekspozitën për masakrën e Llashticës dhe ekspozitën Postmortum të heroit Agim Ramadani

17 Maj, 2022

Gjykata cakton masën e sigurisë të pandehurit F. A.

17 Maj, 2022

Zëdhënësi Ismet Hashani ngjitjen në majën e Everestit ua kushton kolegëve të rënë në detyrë

17 Maj, 2022

FSK-ja pjesë e Konferencës Rajonale për Ngritjen e Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike

17 Maj, 2022

FC Drita nuk e lëshon kapitenit, kontratë e re trevjeçare me të

16 Maj, 2022

Trajnohen për reagim në fatkeqësi natyrore

16 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com