9 prilli i një miti që u thye nga operacioni shigjeta tashme i takon kujtesës historike, i takon Agim Ramadanit dhe të gjithë dëshmorëve të rënë.
Izmi Zeka
Se sa përputhet poezia me aktin sublim të Agim Ramadanit, Shefqet Riza thekson: ”Te askush nuk përputhet poezia me jetën reale si te Agim Ramadani. Te shumë krijues liria aspiron të jetë universale. Poezia e Agim Ramadanit e ka universalitetin, por ai si epror i lartë ushtarak e luftëtar i pashembullt duket se është i pakënaqur me të. E ndjen vdekjen në fushëbetejë, por njëkohësisht e ka të qartë se pa vdekje jeta nuk do të ishte jetë”.
Dhe kështu Kosharja është sinonim i njërës nga betejat më të lavdishme e më të ashpra që zhvilloi Agimi dhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së, sinonim i lirisë por edhe i hapjes së kufirit që ishte kufi i i ndarjes pothuajse një shekull.