Sipas drejtuesve të drejtorisë komunale për Bujqësi, të komunës së Kamenicës, rendimenti i grurit sillet rreth 4000-4500 kg/ha, kurse te elbi rreth 3000 kg/ha. Ndërsa, si problem që është evidentuar gjatë korrje- shirjeve ka qenë vonesa e arritjes së naftës për kombajnerë.
Çmimi I korrje-shirjeve është 90 euro ose 450 kg/ha grurë. Nafta është e subvencionuar rreth 30 për qind për auto kombajnerë, ndonëse me një vonesë prej tri ditësh.
Gani Sadiku drejtor në Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka thënë se me vazhdimin e fushatës së korrje-shirjeve, po vazhdojnë ta përcjellin këtë proces shumë të rëndësishëm, sidomos në aspektin e respektimit të çmimit të korrjes, humbjeve të drithit gjatë korrjes , respektimin e rendit të korrjes si dhe ndërmarrjen e masave parandaluese kundër zjarrit.
Sipas Sadikut, Komisioni Komunal shpreson se kjo fushatë të rrjedhë pa ndonjë problem të theksuar, dhe se janë duke u përpjekur që korrje-shirjet me përpikëri që të zbatohet Programi i këtyre korrjeve, respektivisht të veprohet në teren sipas rregullores komunale mbi korrje-shirjet./2lonline/