Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në nivel global. Lajmin e bën të ditur agjencia europiane për ndryshimet klimatike Copernicus.
Jean-Noel Thépaut, drejtor i Copernicus, thotë: “Korriku është zakonisht muaji më i nxehtë i vitit, por, sipas të dhënave tona, këtë herë ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë”.
Konfirmimi vjen edhe nga organizata meteorologjike kombëtare. Edhe muaji paraardhës solli temperatura që alarmuan ekspertët, e që po sipas agjencisë për ndryshimet klimatike ishte qershori më i nxehtë në histori.
Rekordin paraprak e mbante korriku i vitit 2016, vit kur mbi temperaturat globale peshoi ndikimi i El Nino-s, fenomen klimatik periodik që verifikohet mesatatisht çdo 5 vite në Oqeanin Paqësor.
Nëse krahasojmë temperaturat e sotme me ato të epokës paraindustriale, lëvizja është me 1,2 gradë sipas ekspërtëve të OKB për klimën. Por, duket se rekordet nuk do të ndalen.