Policia e Kosovës njësitet sektoriale dhe të hetimeve nga stacioni policor i Kamenicës duke u bazuar në vendimin e Gjykatësit të procedurës paraprake mbi ushtrimin e kontrollit, lëshuar me 03 prill 2017, në Koretin të Kamenicës, ka bërë kontrollimin e dy autobusëve me nxënës të shkollave të mesme.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë kontrollimit fizik të nxënësve jashtë autobusit një grup prej shtatë nxënësve të ndarë të gjithë kanë hedhur në tokë një pako e cigareve, zyrtarët policor kanë marr pakon e hedhur dhe gjet kontrollimit në brendësi kanë gjetur një qese plasmani me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë.
“Tre persona nga ana e policisë janë shoqëruar në stacionin policor ku dhe janë intervistuar . Njësiti antidrogë nga Drejtoria e Përgjithshëm ka bërë konfiskomini e substancës së dyshuar e cila ka peshuar 0.4 gram. Rasti në hetime” ,ka thënë zëdhënësi Hashani.