DYLON

MSh diskuton me Kolegjiumin e Drejtorëve të Shëndetësisë dhe Sindikatën e shëndetësisë

Kolegjiumin e Drejtorëve të Shëndetësisë
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, në kuadër të vazhdimit të dialogut social, zhvilloi sot takim me përfaqësuesit e Kolegjiumit të Drejtorëve të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Përfaqësuesit e FSSHK-së.

Temë e diskutimit ishte: rrezikshmëria në vendin e punës për pjesën e mjekësisë primare, statuti i QKMF-ve si dhe ri-licenimi i punëtorëve shëndetësor.

Në këtë takim u diskutua për formimin e grupit punues për hartimin e dokumentit për rrezikshmërinë në punë për nivelin primar, duke pas parasysh se për nivelin dytësor dhe tretësor tashmë është hartuar një draft-dokument i tillë.

EkoHigjiena

Po ashtu, në takim është diskutuar për Statutin e QKMF-ve, ku u vendos që të formohen grupet punuese, të cilat do të ri-shqyrtojnë nenet dhe të modifikohen në pajtim me Ligjin.

Në takim u vlerësua procesi i ri-licencimit të punëtorëve shëndetësorë deri më tani si dhe u konstatua se procesi është duke vijuar në pajtueshmëri me konditat e planifikuar të dala nga MSH.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.