Kontrollohen 31 lokale biznesi në Prishtinë, sekuestrohen 118 telefona të mençur. Ngrihen dyshime për kontrabandë dhe shmangie tatimi, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë përmes një plani operativ ka realizuar zbatimin e një urdhër të kontrollit dhe lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në Autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë.
Gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në koordinim dhe konsultim të vazhdueshme me Prokurorinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra, nga Gjykata Themelore në Prishtinë është siguruar “Urdhëresa për kontroll”, në bazë të së cilës sot me datë 07.11.2023, është realizuar Operacioni i përbashkët me Inspektorët e Tregut nga MINT.
Në këtë plan operativ kanë qenë të angazhuar dhjetëra hetues policor nga krimet ekonomike të PK-së dhe Inspektorë nga MINT dhe operacioni ka rezultuar si në vijim:
– (31) lokacione, lokale/Mobile Shop) janë kontrolluar, në Prishtinë.
– (118) Telefona të mençur (Smart Phone) janë sekuestruar.
– (3) Tablet (IPod)
– (11) Airpods
– (1) lokal është mbyllur nga Inspektorati në mungesë të dokumentacioneve (biznes i pa regjistruar)
– (1) lokal është bllombuar nga Inspektorati, pasi që ka qenë i mbyllur dhe nuk është hapur deri në përfundim të operacionit.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuari (Pronaret e bizneseve të kontrolluara), dyshohet se kanë kryer veprat penale:
• “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”
• “Kontrabandimi i mallrave” dhe
• “Shmangia nga tatimi”
Lidhur me rastin hetime tjera ende janë në proces dhe autoritetet janë të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, në veçanti luftën e pa kompromis kundër krimeve ekonomike. /2LONLINE/