Kontributi i Ruzhdi Kqikut njihet nga ushtarët e UÇK edhe pse ishte bari. Unë Bejtulla Krasniqi meqenëse kisha njohuri të zonës me një strukturë mirë të organizuar të UÇK-së, isha i caktuar nga Komandanti i ZOK, Ahmet Isufi për të sjellë Dr. Xhevat Demiri dhe Dr. Ilaz Porushtica për shërimin e të plagosurve.
Me mua në këtë mision ushtarak ishte edhe ushtari UÇK, Karaxha, dhëndri i dëshmorit Pajazit Ahmeti. Ne vazhduam rrugën nga Shtabi i UÇK në Zhegoc deri në fund të rrugës të fshatit Mehir afër pishave te Liqeni i Livoçit të Epërm.
Ruzhdiu i cili ishte duke ruajtur bagëtinë më ndalojë, pasi kishte njohuri se ne jemi pjesë e UÇK-së dhe na tha të mos e vazhdonim rrugën pasi te pishat ishin pozicionuar forcat serbe. Ne i dëgjuam këshillat e tij dhe tentuam një rrugë tjetër, por u sulmuam nga forcat serbe te mali i Livoçit të Epërmë, afër liqenit.
Këtë pritë e kaluam por kur erdhëm afër familjes Leka në Livoç të Epërm. U futa në zonë të minuar. Falë përvojës ushtarake dola nga zona e minuar dhe shkova te familja e Ruzhdiut me kërkesë që t’i sjell këta dy mjekë.
Nazmi Kqiku dhe Bajram Muji i sjellin mjekët deri në Mehir pastaj ne vazhduam rrugëtimin për në Shtabin e UÇK-së në Zhegoc.
Respekt për Ruzhdi Kqiku. Falë jush jemi gjallë.
Nga ish ushtari i UÇK-së
Bejtulla Krasniqi