DYLON

Ismajli: Ata që se kuptojnë se qeverisja është servis në shërbim të qytetarëve, sovrani i sanksionon me votë!

Ismajli: Ata që se kuptojnë se qeverisja është servis në shërbim të qytetarëve, sovrani i sanksionon me votë!
Avatar photo Redaksia

Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit, në një postim në profilin e tij në facebook, ka shkruar se: ”Ne duhet të jemi të sinqertë me mundësitë dhe kërkesat, sepse shtetbërja dhe mirëqenia e shoqërisë sonë kërkojnë sakrifica ndryshe nga shoqëritë e shteteve të konsoliduara”.

Sipas tij, ata të cilët ende nuk e kanë kuptuar se qeverisja parasegjithash është servis në shërbim të qytetarëve marrin sanksionimin e verdiktit të sovranit me votë!

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Zhvillimet dinamike që kërkojnë sfidat e ecjes së shoqërisë sonë, janë përgjegjësi që qeverisja e vendit dhe klasa politike duhet të kthej me përkushtim dhe përgjegjësi obligimet e marra.

Ne duhet të jemi të sinqertë me mundësitë dhe kërkesat, sepse shtetbërja dhe mirëqenia e shoqërisë sonë kërkojnë sakrifica ndryshe nga shoqëritë e shteteve të konsoliduara.

Andaj, sikur postulat kryesor për klasën politike del të jetë dhënia e përgjegjësisë në ushtrimin e qeverisjes. Natyrisht, ata të cilët ende nuk e kanë kuptuar se qeverisja parasegjithash është servis në shërbim të qytetarëve marrin sanksionimin e verdiktit të sovranit me votë!

Unë dua të besoj se ne të gjithë e kemi kuptuar tashmë se kemi obligime dhe përgjegjësi të reja dhe qasjen ndaj tyre duhet ta marrim duke ngritur interesat e përgjithshme mbi ato personale!

Jam këtu të ju thërras të gjithëve, se ne duhet bashkë të ecim për të përbashkëtat. Ngase e mirëqena na takon të gjithëve sikurse përgjegjësitë dhe ngecjet!

Bashkë me suksese të reja!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.