Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me zv.komandantin e FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqin, sot pritën në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.
Me këtë rast, Ministri Mehaj e falënderoi Ambasadorin Sakar dhe i shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së.
Të dy u pajtuan që bashkëpunimi në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave tona të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë. /2LONLINE/