Konsumimi i çokollatës së zezë mund të ndikojë pozitivisht në disponim dhe t’i largojë simptomat depresive.
Sipas një studimi të ri, personat që hanë çokollatë të zezë janë më pak të prirë të vuajnë nga depresioni.
Studimi, i cili është publikuar në “Depression and Anxiety”, është i pari i llojit të vet që ka ekzaminuar lidhjen mes depresionit dhe llojit të çokollatës së konsumuar.
Pas eksperimenteve të ndryshme, ekspertët kanë zbuluar se individët që kishin ngrënë çokollatë të zezë në dy periudha 24-orëshe kishin pasur 70% shanse më të vogla të raportojnë për simptoma depresive.