Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur mbledhja me përfaqësuesit studentorë të organizatave studentore fitues të dala nga zgjedhjet studentore 2021. Në këtë mbledhje është konstituuar Parlamentin Studentor i UKZ-së.
Kryetare e Parlamentit Studentor është zgjedhur Sara Keqmezi, nga Organizata Rinia Studentore ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan.
Me këtë rast Sekretari i përgjithshëm Vaxhid Sadriu, në cilësinë e kryetarit të komisionit zgjedhor, falënderojë anëtarët e Parlamentit Studentor për konstituimin dhe njëherësh ka uruar Kryetaren Sara Keqmezi, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në punë, derisa ka kërkuar që të fokusohet në detyrat dhe përgjegjësitë e PS të cilat janë të parapara në Statutin dhe Rregulloren për Zgjedhjet e Studentëve.
Javët e ardhshme do të bëhet edhe konstituimi i Këshillave të Fakulteteve të UKZ-së. /2LONLINE/