(2L ONLINE) – Në vazhdën e konstituimit të Këshillave lokale, sot është konstituuar Këshilli shtatë anëtarësh i fshatit në Llashticë, ku me anë të votimit kryetar është zgjedhur Ekrem Hasani.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë qindra banorë të Llashticës, ndërsa procesi i themelimit ka kaluar pa asnjë pengesë.
“Në historinë e deritanishme nuk e harrojmë kurrë Llashticën si lokalitetin i cili ka pësuar më së shumti, sidomos në luftën e fundit për çka edhe i themi Reçaku i lindjes së Kosovës. Në historinë e re, Llashtica paraqet fotografinë e një lokaliteti përparimtar me produkte bujqësore që dita e ditës po bëhen tradicionale. Në këtë fshat gjithmonë nisen dhe bitisen punë të mira. Besojmë se edhe kjo zgjedhje e juaja sonte përbënë një punë të mirë”, ka thënë kryetari i Komisionit komunal, njëherit shef i grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvend, Avdyl Aliu.
Ky projekt po realizohet me iniciativë të kryetarit të Komunës Lutfi Haziri në bashkëpunim me organizatën Agro-Eko, ndërsa është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë./2L ONLINE/