Është mbajt mbledhja e parë konstituive e Këshillit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Paraprakisht është bërë verifikimi i mandateve për anëtarët e këshillit dhe nënshkrimi i deklaratës etike.
Më pas Ekrem Halimi është zgjedh Kryesues i përkohshëm i Këshillit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, derisa është bërë edhe propozimi për dekan të Fakultetit për zgjedhje nga Senati.
Këshilli i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike për Dekan propozoi, Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi.
Kryesuesi kërkoj angazhim nga të gjithë anëtarët e Këshillit duke premtuar se do të jetë një këshill funksional.