DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj katër të pandehurve

Caktohet masa e paraburgimit ndaj katër të pandehurve
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve B. H., H. K., F. Sh. dhe M. A.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 18.05.2019, gjatë një kontrolli të policisë në automjetin të cilin ka qenë të pandehurit është gjetur sasi prej 1095.7 gramë substanca narkotike e llojit “marihuanë”.

Me këtë veprime të pandehurit dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që masat tjera alternative janë konsideruar të pamjaftueshme për zhvillimin e procedurës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.