Glauk Konjufca ende beson se mund të arrihet një marrëveshje në mes të Bllokut LDK-AAK dhe NISMA. Sipas tij, në orët që kanë mbetur deri në seancën konstituive,do të dihet saktësisht dhe nuk do të ketë më dilema për këtë çështje.
“Ajo që ka ndodhur deri më tash ne jemi marrë vesh pothuajse për 90 për qind dhe mendoj se këto orë që kanë mbetur do t’i japin fund dilemat dhe do ti qartësojnë pikat ku ne kemi pasur mospajtime”, tha Konjufca, transmeton rtv21.
Ai ka bërë thirrje që të arrihet marrëveshje dhe të ketë vullnet për të nënshkruar një marrëveshje.
Sipas tij dallime ka vetëm 5 për qind, gjë e cila sipas tij është pak për të mos u finalizuar marrëveshje.