Oficerët doganor së bashku me ata të policisë pas dyshimeve për kondrabandim malli nga Maqedonia, sot kanë bastisur një shtëpi private në rajonin e Vitisë, me ç’rast kanë konfiskuar një sasi malli të kontrabanduara.
Malli i konfiskuar është: vaj motorik – 500 litra, poqa elektrik klasik-25600 cope, Agrume -2780 kg, dhe termostat të ndryshëm – 1000 cope.
Sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës, vlera e mallrave të cilat janë konfiskuar kalon 25.000 euro.
Pronari i shtëpisë është intervistuar por nuk është arrestuar.
Vlen të theksohet se deri tek ky zbulim erdhi pas bashkëpunimit me qytetarë të cilët në vazhdimësi lajmërojnë raste të ndryshme të kontrabandës së mallrave.